KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dastis: Puixhdemon mund të kandidojë në zgjedhjet e 21 dhjetorit
Gjermani, Puigdemont rrezikon ekstradimin në Spanjë

Dastis: Puixhdemon mund të kandidojë në zgjedhjet e 21 dhjetorit

Sipas Madridit zyrtar, presidenti i shkarkuar i Katalonjës Puixhdemon mund të kandidojë në zgjedhjet e 21 dhjetorit, nëse në atë kohë nuk do të jetë në burg. Deklarata është bërë nga ministri i jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis. Një ditë më parë zëdhënësi i qeverisë së kryeministrit Rajoi, u shpreh se Puixhdemon ka të drejtë të vijojë të bëjë politikë pavarësisht se u shkarkua nga posti i tij. Prokuroria spanjolle pritet të akuzojë Puixhdemon për rebelim e në këtë mënyrë të kërkojë arrestimin e tij.
Të dielën me mijëra katalanas në Barcelonë kërkuan unitetin e Spanjës duke manifestuar në mënyrë paqësore me flamuj katalanas dhe spanjoll në duar.
“Të jesh katalanas është krenari, të jesh spanjoll është një nder” lexohej në parullat që manifestuesit mbanin në duar. Sipas organizatorëve në manifestimin për Spanjën e Bashkuar në Barcelonë merrnin pjesë më shumë se 1.1 milionë persona ndërsa sipas policisë katalanase nuk ishin më shumë se 300 mijë. Zv/presidenti i shkarkuar i Katalonjës nuk përjashton mundësinë se partitë pro pavarësisë të marrin pjesë në zgjedhjet e 21 dhjetorit duke bërë apel që të vazhdohet në mbështetje të pavarësisë por pa hequr dorë nga vota.

Sicred