KRYEFAQJA » LAJME » Dasma rrezikoi të kthehej në tragjedi

Dasma rrezikoi të kthehej në tragjedi

Rrëzimi i një helikopteri të një kompanie private udhëtimesh në Korçë, mund të ishte kthyer në një tragjedi. Por fati ka qenë me drejtuesit e mjetit fluturues. Ajo që u pa pas rrëzimit të tij, ngjante me një skenë filmash, ku zjarrëfikëse të shumta, uniforma policie dhe njerëz të habitur ndodheshin në vendngjarje. Helikopteri ishte prenotuar për të marrë nusen, gjatë një ceremonie martesore, por ka përfunduar i përplasur me një pemë, e për pasojë është detyruar të bëjë ulje të detyruar. Policia njofton se në mjet ndodheshin piloti dhe dhëndri që vinte nga Tirana për të marë nusen në Korçë. Nga aksidenti i ndodhur rreth orës 10 e 40 minuta në periferi të qytetit të Korçës, pikërisht në lagjen numër 6-të, nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Nga dëshmitë e banorëve të zonës, helikopteri po fluturonte ulët, e për pasojë është përplasur me një pemë.

Sicred