KRYEFAQJA » LAJME » DASH kritika Shqipërisë për luftën ndaj trafikimit

DASH kritika Shqipërisë për luftën ndaj trafikimit

Në raportin e Departamentit amerikan i Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore Shqipëria ka marrë disa kritika për mos përmbushjen e detyrave në këtë luftë. Vendi ynë vazhdon të jetë në grupin e dytë, ku janë përfshirë vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur ato. Policia, thuhet në raport, jo gjithmonë i identifikon viktimat e trafikut në mesin e individëve të përfshirë në prostitucion. Departamenti i Shtetit thotë se institucionet kanë raportuar më pak raste ndjekjesh penale e dënimesh dhe autoritetet vazhdojnë t’i ndjekin penalisht disa trafikantë, nën akuza më të lehta, siç është ajo për shfrytëzim prostitucioni. Raporti i rekomandon Shqipërisë që t’i përjashtojë viktimat nga ndëshkimi për shkelje ligjore, kur shkeljet janë rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit, sidomos për viktimat e trafikut seksual, të cilat shfrytëzohen për prostitucion; të vazhdojë të hetojë intensivisht, të ndjekë penalisht dhe dënojë trafikantët, përfshirë zyrtarët e implikuar në trafikim; të trajnojë hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit për identifikimin e viktimave; të shtojë mbrojtjen e viktimave nga frikësimet dhe kërcënimet gjatë proceseve gjyqësore, duke lehtësuar përfshirjen në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve; të zgjerojë trajnimin e prokurorëve të përfshirë në çështje që merren me viktimat Poikiërisht për luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore Ministria e Brendshme në Bashkëpunim me ambasadën britanike zhvilluan këtë të premte një tryezë bashkëpunimi. Në mbyllje të aktivitetit Ministri Xhafaj nuk komentoi mbi vërejtjet e raportit.

Sicred