KRYEFAQJA » LAJME » Bota » DASH: Koreano veriorët u tërhoqën nga takimi me Pensin

DASH: Koreano veriorët u tërhoqën nga takimi me Pensin

Zëvendëspresidenti amerikan Majk Pens do të takohej me zyrtarët e Koresë së Veriut gjatë qëndrimit të tij në Korenë e Jugut, ku kishte shkuar për të ndjekur hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, por koreano veriorët u tërhoqën në momentin e fundit. Sipas zyrtarëve amerikanë, zëvendëspresidenti, mes të tjerave, kishte planifikuar të takohej edhe me motrën e liderit koerano verior Kim Jong Un. Ky do të ishte edhe ndërveprimi i parë mes Koresë së Veriut dhe adminsitratës Tramp. Korea e Veriut nuk bëri asnjë koment për këtë. Ndërkohë, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, u shpreh dje se kur ishte paraqitur mundësia për një takim të shkurtër me delegacionin e Koresë së Veriut, zoti Pens ishte i gatshëm ta shfrytëzonte këtë mundësi për të theksuar nevojën për braktisjen e programit të raketave balistike dhe atij bërthamor nga vendi komunist. Në minutën e fundit, zyrtarët e Republikës Popullore Demokratike të Koresë vendosën të mos vijonin me këtë takim. Ne na vjen keq që ata dështuan në kapjen e kësaj mundësie, – u shpreh zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.

Sicred