KRYEFAQJA » LAJME » DASH i ndalon ish kryeprokurorit Llalla dhe familjes hyrjen në SHBA
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i thotë jo kërkesës së Llallës për heqjen e sekuestros së pronave

DASH i ndalon ish kryeprokurorit Llalla dhe familjes hyrjen në SHBA

Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla, njoftoi të mërkurën Radio “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe. Vendimi i cili është firmosur nga Sekretari Amerikan i Shtetit Reks Tillerson është marrë për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit të lartë në raste të mëdha korrupsioni. Përveç ish prokurorit të përgjithshëm Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.
Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Sicred