KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Darka e lamtumirës” në teatrin Eksperimental

“Darka e lamtumirës” në teatrin Eksperimental

Para se të shkojnë në darkën e radhës ku në të vërtetë nuk duan të shkojnë, Pierre dhe Clotilde marrin një vendim: të spastrojnë pak shoqëritë e konsumuara. Ata do të organizojnë darka lamtumire, një përzierje homazhi dhe lehtësimi, për miqtë që do dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë: Antoine Royer. Por me Pierre që tregohet burracak dhe i mefshtë, Klotildes së paparashikueshme dhe mikut të çuditshëm, asgjë nuk shkon sipas parashikimeve. Ky është ploti i komedisë franceze “Darka e Lamtumirës” që vjen në skenën e Teatrit Kujtim Spahivogli në regjinë e Kiço Londos. “Komedi që vjen në mënyrë elegante nga një treshe aktorësh e zgjedhur me shumë kujdes pa sentiment për të përcjellë këtë veprim dramatik tepër të rrallë për skenën e teatrin” theksoi regjisori Londo. Një trekëndësh dashurie dhe loje që interpretohet nga aktorët Gazmend Paja, Visjan Ukcenaj dhe Laura Nezha. “Autoriteti është ajo që spikat tek Klotilde, iniciativa për vendimmarrje, dominanca në çift. Është një personazh shumë i këndshëm që vendoset në një trekëndësh marrëdhënieje mes dy miqsh dhe pozicionohet si ajo që duhet të ekuilibroje situaten për të shpëtuar në një farë mënyre marrëdhënien e saj” tha aktorja Laura Nezha. “Darka e Lamtumires” komedi nga Matthieu DELAPORTE dhe Alexandre de la PATELLIERE vjen në shqipërimin e Blerta Hyskaj dhe ngjitet në skenë me mbështetjen e Ambasades së Francës në Shqipëri.

Sicred