KRYEFAQJA » LAJME » Danimarka, “shuplakë” Irlandës, fiton 5-1 dhe kualifikohet

Danimarka, “shuplakë” Irlandës, fiton 5-1 dhe kualifikohet

Danimarka është skuadra e 30-të që siguron biletën për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi, pasi nordikët i kanë dhënë një leksion futbollit Irlandës pikërisht në fushën e kësaj të fundit, duke e mundur me rezultatin e thellë, 5-1. Në fakt, përkundër asaj që sugjeron rezultati përfundimtar, kjo sfidë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për vendasit, të cilët kalojnë epërsi pas vetëm 6 minuta lojë, me anë të Shejn Dafit. Por danezët do ta kapërcejnë pësimin e golit dhe do ta hedhin vështrimin gjithnjë e më tepër drejt portës vendase. Madje në minutën e 16-të, Randolf bëhet shpëtimtar i portës irlandeze, pasi devijon në këndore një goditje nga jashtë zone të danezëve. Gardiani i portës irlandeze thirret sërish në apel brenda dy minutas dhe është në lartësinë e duhur, duke grushtuar një goditje në pozicion të prirët nga e majta. Por miqtë do ta thyejnë qëndresën e vendasve, duke përmbysur madje shifrat. Danezët do të shënojnë dy gola të shpejtë, brenda 3 minutash, në të 29-tën, falë një autogoli, dhe në të 32-tën, me anë të Eriksenit. Me këtë epërsi 2-1 do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë, nordikët do të shënojnë edhe 3 gola të tjerë, duke siguruar vendin e tyre në fazën finale të festivalit më të madh futbollistik në planet. Erikson do të firmosë 3-golëshin e tij në këtë sfidë, duke shënuar edhe dy herë të tjera, në minutat 63 dhe 74. Ndërsa vulën fitores do t’ia vërë Bendt-ner, me 11-metërshin e realizuar në fundin e ndeshjes.

Sicred