KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Danimarka nis përgatitjet për Irlandën mes dëmtimeve

Danimarka nis përgatitjet për Irlandën mes dëmtimeve

Danimarka përballet të shtunën me Irlandën në ndeshjen e parë të atij që është dueli i fundit i 4 sfidave të vlefshme për “play-off”-in e Botërorit “Rusi 2018”. Danezët e luajnë ndeshjen e parë në fushën e tyre, por, teksa i ka mbledhur të martën për të parën seancë stërvitore, ndërkohë që irlandezët kanë nisur një ditë më parë, trajneri i nordikëve, Age Hareide përballet me mungesa serioze për sfidën e Kopenhagenit. 4 prej titullarëve të përfaqësueses së Danimarkës, nga të cilët dy mbrojtës dhe një sulmues, rrezikojnë seriozisht të mungojnë. Mbrojtësi Simon Kjaer pësoi një dëmtim me skuadrën e Seviljes në ndeshjen e së shtunës së shkuar ndaj Barcelonës dhe, ndonëse është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve së përfaqësueses daneze, ai mbetet një pikëpyetje e madhe për sfidën e parë me Irlandën. Edhe Nikolai Jorgensen, i cili nuk luajti vetëm në 3 nga 10 ndeshjet e Danimarkës në fazën e grupeve, është gjithashtu në dyshim. Ai dëmtoi kyçin e dorës në ndeshjen e Fejënordit të tij në kampionatin holandez dhe, ndonëse ai është në gjendje të luajë, pavarsisht se e ka dorën në allçi, prapë mbetet  një pikëpyetje e madhe për formacionin e së shtunës. Kurse futbollisti i Brentfordit, mbrojtësi i djathtë, Henrik Dalsgaard, i cili ishte ishte i sigurt për të qenë në formacion, tanimë është tërhequr nga kampi danez për shkak të një dëmtimi, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Andreas Bjelland, nuk pritet të jetë gati për sfidën me Irlandën.

Sicred