KRYEFAQJA » LAJME » Danimarka do të presë Tour de France

Danimarka do të presë Tour de France

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një vizite shtetërore në Danimarkë zbuloi se Tour de France, mund të kalojë edhe në Kopenhagen. Gara më e madhe në botë e çiklizmit, e cila zgjat mbi tre javë, e që zhvillohet gjithnjë në korrik, shpeshherë del edhe jashtë Francës. Për 2019 është vendosur që do të jetë Brukseli ai që do presë çiklistët. Por duket se edhe Kopenhagen është një kandidat për të pritur garën për vitin 2020 ose 2021. Macron dhe kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, një pasionant I çiklizmit, kaluan një orë duke udhëtuar rreth ujërave të Kopenhagës. Presidenti francez gjithashtu I dhuroi kryeministrit danez, fanellën e verdhë të veshur nga fituesi I turneut të mëparshëm, të nënshkruar nga kampioni aktual Geraint Thomas i Uellsit. Edhe drejtori i Tour de France, Christian Prudhomme ishte në delegacionin e Macron në Danimarkë.

Sicred