KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Danimarka dhe Australia, nga një gol për një pikë
Danimarka dhe Australia, nga një gol për një pikë

Danimarka dhe Australia, nga një gol për një pikë

Danimarka dhe Austalia kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila, në takimin e parë të së enjtes, që u zhvillua pasdreke. Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë, ndërsa australianët i janë falur sërish pikës së bardhë të 11-metërshit dhe sistemit VAR. Dita e 8-të e Botërorit “Rusi 2018” ka nisur me duelin midis Danimarkës dhe Austrisë, që u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje të luajtur në Stadiumin e Samarës, është karakterizuar nga një lojë përgjithësisht e barazpeshuar, ndërsa diferencën e kanë bërë episodet. Ashtu siç ishte ai i minutës së 7-të, kur Danimarka përfiton nga një topi i humbur nga australianët në gjysmëfushën e tyre, do t’i japë mundësi Jërgensenit të pasojë bukur në kufinjtë e zonës për Eriksenin, i cili godet fort dhe e befason portierin australian, duke përshëndetur rrjetën.  Danezët do të vijonë ta administrojnë lojën dhe mund të kishin dyfishuar epërsinë në minutën e 23-të, por goditja me kokë e Jërgensenit në pozicion të volitshëm, ka përfunduar jashtë. Australia do të nisë gradualisht ta zhvendosë lojën në gjysmëfushën daneze dhe trysnia e ushtruar do të japë fryte në minutën e 38-të, kur Poulsen do ta prekë topin me dorë brenda zonës dhe, pas konsultimit me Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos, kryesori spanjoll, Mateu, bën me dorë nga pika e bardhë. Ashtu sikundër kishte bërë ndaj Francës, kapiteni Jedinak ruan gjakftohtësinë dhe mposht Shmajkelin në portën daneze.  Pjesa e parë, që do të dhurojë edhe një rast ku australianët kanë qenë pranë autogolit, do të mbyllet në barazim 1-1. Pjesa e dytë do të luhet nën nivelin mesatar, me të dyja skuadrat që nuk prodhojnë raste të pastra për shënim, e për rrjedhojë nuk do të sjellë gola të tjerë dhe i gjithë takimi do të mbyllet në barazim 1-1.

Sicred