KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Danielson: BE 3.3 miliardë dollarë për Ballkanin Perëndimor, përfituese dhe Shqipëria
Danielson: BE 3.3 miliardë dollarë për Ballkanin Perëndimor, përfituese dhe Shqipëria

Danielson: BE 3.3 miliardë dollarë për Ballkanin Perëndimor, përfituese dhe Shqipëria

Bashkimi Europian do të akordojë 3.3 miliardë euro për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është dhënë nga drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit i KE Kristian Danielsson, gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri. Ai tha se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë vendet e punës si dhe do shtojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Përsa na përket ne, ne jemi tërësisht të bindur që kjo gjë do të ketë një potencial të madh në rritjen ekonomike të të gjitha vendeve të rajonit. Kjo nënkupton hapje të vendeve të punës dhe rritje të begatisë. Është po ashtu ky një element shumë i rëndësishem i të përafruarit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Është një element thelbësor i të ardhmes europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të mbështesim këtë, por komuniteti i biznesit është kryesori. Ju do të jeni ata që do të identifikoni barrierat. Ju jeni ata që mund të jepni mbështetje për t’i hequr këto pengesa” tha zoti Danielsson.
Duke u ndalur në përfitimet e Shqipërisë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, tha se ky projekt do do të gjenerojë më shumë mirëqenie. Ajo e ftoi biznesin të bëhet pjesë me anë të rekomandimeve për ta bërë rajonin më tërheqës për investime. “Ekonomia është shumë e rëndësishme dhe natyrisht kjo për të gjitha vendet e rajonit dhe ne po përpiqemi që të gjejmë mënyrat nga më të ndryshme dhe modalitete nga më të ndryshme që gjithë rajoni të jetë gjithnjë e më tërheqës për investime të ndryshme” tha zonja Vlahutin.
Takim u zhvillua tre muaj pas Samitit të Triestes, i cili synon zhvillimin e rajonit të Ballkanit, përmes katër shtyllave kryesore: tregtisë, investimeve, lëvizshmërisë dhe agjendës dixhitale.

Sicred