KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Dama me Kamelie” premierë në Teatrin Kombëtar

“Dama me Kamelie” premierë në Teatrin Kombëtar

Shkruar nga Alexandre Dumas (i biri) “Dama me Kamelie” është ngjitur të premten në mbrëmje për herë të parë në Teatrin Kombëtar. Vepra letrare, një pjesë shumë e njohur në letërsinë botërore vinte në skenë me dramatzimin e Laert Vasilit dhe Luli Hoxhës e cila kishte mbi supe edhe regjinë e kësaj shfaqje. Vepra e shkruar në vitin 1848 nga Dumas flet për dashurine e pamundur të Margarite Gautier një kurtizane e bukur dhe Armand Duval, një borgjezi të ri dhe të pashëm.
Regjisorja Luli Hoxha me dramatizimin e kësaj vepre ngjiti në skenën e Teatrit Kombëtar aktorët Viktor Zhusti, Raimonda Bulku, Laert Vasili, Gjergj Mena, Xhino Musollari, Josif Sina dhe Karafil Shenën. Regjisorja Luli Hoxha gjithashtu i jep jetë rolit të Margarite Gotie në kryeveprën “Dama me kamelie” të autorit Alexandre Dumas, personazh që është interpretuar nga protagonistet më në zë të skenës botërore.
Në këtë kryevepër botërore Laert Vasili interpreton Armand Duval, Raimonda Bulku i jep jetë rolit të Prudencës në kryeveprën “Dama me Kamelie” të Alexandre Dumas, ndërsa aktori Viktor Zhusti me rolin e babait, për të vijuar dhe me personazhe të tjerë në vepër.

Sicred