KRYEFAQJA » LAJME » Dalin në pension 10 punonjës të RTSH-së

Dalin në pension 10 punonjës të RTSH-së

10 punonjës të RTSH , si gazetarë, teknikë, kameraman, mjeshtra të transmetimit të audios dhe figurës kanë mbyllur në prag të këtij fundviti moshën e punës duke i hapur rrugë një tjetër etape në jetën e tyre , atë të pensionimit. Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar Thoma Gellçi në një ceremoni mirënjohjeje të organizuar enkas për këtë kastë punonjësish nga me jetëgjatët në këtë institucion dhe me aftësi të larta profesionale e cilësoi këtë moment jo një ceremoni ndarjeje dhe shkeputjeje, por falenderimi për kontributet dhe bashkëpunimin edhe në vashdim.

“Dua tju them që kjo ceremoni nuk është një ceremoni ndarjeje, kjo është një ceremoni mirënjohjeje. RTSH do të ketë gjithmonë nevojë për kontributin tuaj, për përvojën tuaj. Kjo nuk është një ceremoni largimi. Mos e mendoni këtë si ceremoni shkëputjeje por një nivel të ri bashkëpunimi duke respektuar rregullat dhe ligjet në fuqi” tha Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar Thoma Gellçi.

Thellësisht të impresionuar dhe nostalgjikë për vitet e punës që mbajnë mbi supe , punonjësit kanë marrë në dorëzim çertifikatën e mirënjohjes në emër të RTSH dhe nga një dhuratë simbolike për kontributet, profesionalizmin dhe përkushtimin e lartë në detyrat që kanë ushtruar. Mes kujtimesh ata kanë shtrenguar duart me stafin e institucionit duke i dorëzuar misionin e tyre kolegëve më të rinj.

Sicred