KRYEFAQJA » LAJME » Dalin emrat e 10 kandidatëve për të qënë prokurorë të SPAK-ut

Dalin emrat e 10 kandidatëve për të qënë prokurorë të SPAK-ut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgon Komisionit të Vettingut listën me kandidatët e parë që kalojnë fazën paraprake për të garuar në Strukturën më të re të hetimit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe që do i hapë rrugën edhe ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në mbledhjen e kësaj të hëne, KLP miratoi listën me 10 kandidatët që e kanë kaluar fazën e parë të verifikimit dhe do kërkohet që ata t’i nënshtrohen sa më shpejt procesit të vlerësimit të pasurisë, Integritetit dhe anës profesionale. Gjithahstu KLP vendosi të verë në dijeni edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit për rezultatet e kandidatëve.
Lista përmban emra të rëndësishëm të prokurorëve që aktualisht janë pranë Krimeve të Rënda, pasi ky institucion do të pushojë së ekzistuari me ngritjen e SPAK. Në garë janë 26 kandidatë ku pjesa tjetër është në proces verifikimi nga komisioni i ngritur pranë KLP-së. Në mbledhjen e sotme u bë edhe zëvendësimi i vendit të mbetur vakant nga Antoneta Sevdari e shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Në vend të saj u përzgjodh prokurori Vate Staka i cili e ka kaluar procesin e Vettingut.

Sicred