KRYEFAQJA » LAJME » Dakar 2019, mjegulla shkakton panik te pilotët

Dakar 2019, mjegulla shkakton panik te pilotët

Etapa e katërt e Dakar 2019 ka patur disa momente tepër të veçanta, kjo për shkak të errësirës por edhe të dunave të pabesa të rërës. Kështu, kampioni Carlos Sainz, bëri një gabim gjatë udhëtimit duke bërë që ekipi i tij të bjerë në një gropë rëre duke pësuar dëmtime të mëdha. Madje u mendua edhe tërheqja e tyer nga gara. Shpresat e Spanjës për rikthimin te titulli u zvogëluan mjaft për shkak se u deshën 4 orë që drejtuesit e garës të nxirrnin makinat nga gropa. Ndërkohë që fitues i etapës së katërt ishte Stéphane Peterhansel, i cili mbërriti në Arekipa me kohën 03h54 “32”, duke mposhtur Nasser Al-Attiyah me Toyota me 3 “26”. Pas kësaj fitoreje Peterhansel ndodhet në vendin e tretë të renditjes së përgjithshme, 7’03 pas kreut të renditjes Al-Attiyah. Nëntë herë kampioni i botës në relli Sébastien Loeb tregoi se gara pati disa gabime gjatë rrugëtimit. “Ishte shumë mjegull dhe kishim shumë vështirësi për të gjetur rrugën e duhur. Kemi humbur gjysmë ore kohë duke u rrotulluar në vend derisa të gjenim rrugën e duhur për të rifilluar garën. Harta që kishim ishte pak a shumë e mirë, por problemi ishte në rrafshnaltën, me mjegull, që nuk mund ta shihje. Megjithatë ky është Dakari, me vështirësitë e tij, me ulje-ngritje dhe të papriturat”.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com