KRYEFAQJA » LAJME » Daja: Skënderbeu, gati për Flamurtarin përtej mungesave

Daja: Skënderbeu, gati për Flamurtarin përtej mungesave

Ndërprerja e kampionatit kombëtar të futbollit ishte sa pozitive, aq edhe negative për skuadrat e Kategorisë Superiore. I këtij mendimi është trajneri i kryesueses së fazës së parë, Skënderbeut, Ilir Daja. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, kryeqytetasi i stolit korçar thekson se skuadra është gati për sfidën e javës së 10-të me Flamurtarin. Trajneri 51-vjeçar nuk e pranon idenë se Flamurtari është skuadra “anti-Skënderbe” e Kategorisë Superiore. Takimi Flamurtari-Skënderbeu, që ul siparin e javës së 10-të, luhet të enjten në Vlorë, duke nisur nga ora 17:00.

Sicred