KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Daily Mail për armët në Rinas: Mund të përdoreshin për sulm terrorist në Angli

Daily Mail për armët në Rinas: Mund të përdoreshin për sulm terrorist në Angli

Ngjarja e Rinasit, ku u kapën armë, të cilat përmes postës do të dërgoheshin në Londër, ka gjetur pasqyrim në mediat britanike. Sipas Deili Mail, autoritetet shqiptare mendojnë se armët mund të përdoreshin për të ndërmarrë ndonjë sulm terrorist apo formë tjetër krimi të organizuar në tokën britanike. Stafi i sigurisë së aeroportit i kishte gjetur armët, para se ato të ngarkoheshin në avion. Ato ishin të mbështjella me peshqir dhe celofan brenda kutive të shërbimit postar DHL. Sipas gazetës britanike, oficerët e policisë shqiptare nuk e kanë publikuar adresën ku do të dorëzoheshin armët, por bënë të ditur se kanë vënë në dijeni homologët e tyre britanikë për ngjarjen. Muajin e shkuar, janë gjetur edhe 79 armë të fshehura në një traget që kalonte përmes Tunelit të Kanalit për në Britani dhe kjo është sasia më e madhe e armëve që është sekuestruar ndonjëherë nga policia britanike.

Sicred