KRYEFAQJA » LAJME » Daçiç propozon ndryshim kufinjsh me Kosovën, por Hoxhaj i konsideron të papranueshme

Daçiç propozon ndryshim kufinjsh me Kosovën, por Hoxhaj i konsideron të papranueshme

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka propozuar së fundmi ndryshimin e kufinjve me Kosovën, çka sipas tij do të eliminonte shkaqet e luftës mes serbëve dhe shqiptarëve. Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, Dacic shpjegoi se ndryshimi i kufinjve do të ofronte një zgjidhje afatgjatë që bazohet mbi kompromisin mes te drejtave historike dhe atyre etnike, çka nënkupton një ndarje të qartë kufinjsh mes asaj që është serbe dhe asaj qe është shqiptare. Për Daçiç, kjo ndarje mund të arrihet përmes një marrëveshje ku secila nga palët do të fitojë por edhe do të humbë diçka në të njëjtën kohë. Ndërkohë, në një artikull të publikuar të hënën në gazetën Novosti, ministri i jashtëm serb ka kërkuar edhe ngritjen nën modelin grek të një bashkësie të pavarur të manastireve serbe dhe kishave të Fushë-Kosovës, si edhe themelimin e bashkësisë së komunave serbe. Ai shprehet se kjo është ku palët duhet të përqendrohen dhe se nuk ka më kohë për të humbur.

Qëndrimet e Daçië kanë shkaktuar reagimin e Prishtinës ku ministri i jashtëm Enver Hoxhaj i ka konsideruar ato të papranueshme. “Kosova është një demokraci multietnike me kufinj të njohur ndërkombëtarisht. Idetë e rinovuara të Serbisë për ndryshimin e kufirit janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, thekson Hoxhaj në një status të publikuar në rrjetin social Twitter.

Sicred