KRYEFAQJA » LAJME » Daçiç: Nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha
Daçiç: Nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

Daçiç: Nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç deklaroi se deri më tani nuk sheh asnjë hap për konsensus nga Prishtina zyrtare kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës. Në një deklaratë për mediat serbe diplomati serb tha se për çështjet që lidhen me Kosovën nuk do të ketë zgjidhje pa miratimin nga ana e fuqive të mëdha. “Arsyeja e parë është nevoja për kompromis, dhe jo për ta mbajtur këtë temë mbrapa me dekada. Arsyeja e dytë është se do theksohet mandati i organeve evropiane, Federica Mogherini duhet të shkojë në votime. Kjo do të thotë intensifikim të dialogut, por nuk ekziston një zgjidhje e tillë pa miratimin e fuqive të mëdha”, tha Daçiç. Lidhur me ndarjen e mundshme të Kosovës, ai tha se edhe 10 vite më parë kishte folur për “përcaktim”.

Sicred