KRYEFAQJA » LAJME » Dhuna në policia, CRCA dhe HRH : Zyra për të drejtat e njeriut në çdo komisariat

Dhuna në policia, CRCA dhe HRH : Zyra për të drejtat e njeriut në çdo komisariat

E përsëritur në dënoncime familjarësh, e bërë publike përmes mediash e pasqyruar në raporte organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhuna në ambjentet e Policisë së Shtetit ndaj personave të ndaluar për vepra të ndryshme penale, vijon të shënojë raste të reja.
Më i fundit, ende i pazbardhur, është ai në Korçë, ku një 27 vjeçar humbi jetën në qeli ndërsa priste ditën e gjykimi, ka sjellë reagimin e fortë të shoqërisë civile. CRCA dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut kërkojnë ngritjen e zyrave për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi në çdo drejtori policie në Shqipëri.
Ushtrimi i dhunës ndaj të ndaluarve në qeli bugjesh e paraburgimesh faktohet edhe në dokumente zyrtare. Raporti i fundit i avokatit të popullit denoncon rreth 163 raste të personave të ndaluar dhe të shoqëruar në mjediset e policisë, të cilët janë keqtrajtuar apo dhunuar nga efektivët e policisë . Vetëm në këtë periudhë, janë referuar në prokurori 8 raste të ndjekjes penale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe atyre të burgjeve për keqtrajtime dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Sicred