KRYEFAQJA » LAJME » Copa Amerika 2019 “çmend” Brazilin

Copa Amerika 2019 “çmend” Brazilin

Biletat për Cupën e Amerikës, që do të bëhet në Brazil në qershorin e ardhshëm kanë dalë në shitje. Janë mbi një milion bileta në tërësi do të organizatorët kanë nxjerrë në shitje për një nga garat më të vjetra ndërkombëtare që do të organizohen në gjashtë qytete braziliane nga 17 qershori deri më 7 korrik 2019. Shitjet e biletave kanë nisur që të enjten. Çmimet shkojnë nga 16-242 dollarë, varësisht nga faza dhe kategoria e hyrjes. Ky aktivitet rikthehet në Brazil pas 30 vitesh. Herën e fundit ishte në vitin 1989, kur Brazili fitoi titullin e tij të katërt amerikan duke mposhtur Uruguajin në Maracana. “Të gjitha qytetet do të presin të paktën një ndeshje, që do të thotë që tifozët vendas do të kenë një shans për të ndjekur një shumëllojshmëri të madhe të ekipeve dhe fazave të konkurrencës” – tha Tiago Januzi, anëtar i komitetit organizativ të Kupës së Amerikës 2019. ndërsa Cafu, ish-futbollisti brazilian, dy herë fitues i Kupës së Botës në 1994 dhe 2002, tashmë ambasador i kësaj veprimtarie tha: “Kam bindjen se stadiumet do të jenë plot, do të zhvillohen ndeshje të bukura dhe shpresojmë që Brazili do ta bëjë publikun të çmendet duke parë të luhet futboll i madh”. Duke parë skandalin financiar që përfshiu drejtuesit e sportit në Brazil pas dy aktiviteteve madhore Lojërave Olimpike dhe kampionatit botëror, tashmë organizatorët e Kupës së Amerikës kanë vendosur që ky turne të financohet 100% me burime private.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com