KRYEFAQJA » LAJME » Collombo: 20 përqind e azilkërkuesve në Francë janë nga Shqipëria, Rama: Do t’i frenojmë!

Collombo: 20 përqind e azilkërkuesve në Francë janë nga Shqipëria, Rama: Do t’i frenojmë!

Prania e shtuar e azilkërkuesve shqiptarë në Francë, duket se ka sjellë në Tiranë ministrin e brendshëm francez Gerard Collomb. Zoti Collomb u prit edhe nga kryeministri Edi Rama dhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp shprehu shqetësimin e tij për këtë fenomen. Sipas zotit Collomb 20 përqind e azilkërkuesve në Francë janë nga Shqipëria. Ai foli edhe për bashkëpunimin e kundër rrjeteve kriminale të cilin e quajti të domosdoshëm. “Në saje të partneritetit që kemi me vendet europiane duhet të jetë i tillë që të arrijmë rezultate” tha ministri i brendshëm francez Gerard Collomb. |

Zoti Rama nga ana e tij shprehu vullnetin për ta frenuar këtë fenomen. “Ne do punojmë për të vazhduar t’ia bëjmë të qartë qytetarëve shqiptarë se rruga e azilkërkimit jo vetëm që përbën në vetvete një rrugë të paligjshme, por edhe një rrugë pa krye. Vullneti ynë është i plotë dhe procesi i frenimit që ka nisur do të vazhdojë deri në fund” tha zoti Rama.

Kohët e fundit ka patur njoftime të shumta se avionë nga Franca dhe disa vende të tjera europiane, po rikthejnë në Shqipëri azilkërkuesit shqiptarë nga këto vende.

Në konferencën e përbashkët për shtyp zoti Collomb u shpreh se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë Rama tha se Franca e ka mbështetur Shqipërinë për ecurinë e saj drejt BE dhe theksoi se detyrë e qeverisë është të vijojnë reformat për çeljen e negociatave .

Sicred