KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çmimit të Madh të Italisë sot në RTSH
Moto GP, Rosi: Në pistën meksikane nuk garohet!

Çmimit të Madh të Italisë sot në RTSH

Është pista e shtëpisë dhe ai ka dëshmuar se mbetet “i zoti i shtëpisë”. Valentino Rosi ka triumfuar të shtunën në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë, duke regjistruar kohën më të shpejtë. Ai e përshkroi xhiron në pistën e Muxhelos për 1 minutë, 46 sekonda e 208 të mijëtat.
Në krah të numrit legjendar 46, do të rreshtohet numri 99, një tjetër pilot me një karrierë po aq të pasur, Horhe Lorenzo i “Dukati”-it, rekordin e të cilit Rosi ka barazuar me 65 nisje nga vendi i parë në karrierë. Në fakt, vetëm 35 të mijëtat i kanë ndarë dy ish-shokët e skuadrës tek “Jamaha”. Rreshtin e parë do ta plotësojë “Jamaha” tjetër, Maverik Vinjalesi, i cili shkëlqeu në seancën e dytë të këtyre provave zyrtare.
Një tjetër djalë i shtëpisë, Andrea Ianone, i cili kishte kryesuar për shumicën e fundjavës, u detyrua të kënaqet me një vend të 4-t. Ai do të niset nga rreshti i dytë, kurse përkrah tij do të rreshtohen Danilo Petruçi i “Pramak”-ut, kampioni në fuqi i botës dhe Mark Markez i “Repsol Honda”-s. Fituesi i garës së 2017-ës në Muxhelo, Andrea Doviciozo i “Dukati”-t do të niset nga vendin i 7-të, ndërsa rreshtin e 3-të do të plotësojnë britaniku Kal Kraçlou i “LCR Honda”-s dhe Johann Zarko i “Monster Yamaha”-s. Dhjetëshen e të parëve do ta plotësojë Aleks Rinsi i “Suzuki”-t.
Ashtu sikundër edhe provat zyrtare të shtunën, edhe kjo garë e së dielës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 13:45.

Sicred