KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Çmimet Oscars, thirrje për mbështetje ndaj emingrantëve

Çmimet Oscars, thirrje për mbështetje ndaj emingrantëve

Dy ditë para ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimeve Oscar, në Beverly Hills yjet e Hollywoodit, Jodie Foster dhe Michael J. Fox drejtuan një protestë për të treguar mbështetjen e tyre për të drejtat e migrantëve si edhe për të bërë thirrje për respektimin e lirisë së medias.

Më shumë se 1 500 persona ishin të pranishëm në protestën e quajtur ndryshe ”Zërat e bashkuar”, organizuar nga United Talent Agency (UTA).

Kjo agjenci hoqi dorë nga mbrëmja e çmimeve Oscar pas njoftimit të presidentit amerikan për ndalimin e hyrjes në vend të qytetarëve nga shtatë vende myslimane. Një nga personat që ka hasur pengesë për të udhëtuar drejt Amerikës është dhe regjisori Ashgar Farhardi. Për rrjedhojë ai nuk do mund të jetë i pranishëm në ceremoninë e çmimeve Oscar, ku filmi i tij ”The Salesman” është nominuar si filmi më i mirë në gjuhë të huaj. Megjiathatë regjosri iranian Farhadi iu bashkua protestës përmes një videomesazhi.

Sicred