KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çmimet Oscar 2017, mbizotërojne filmat “Moonlight dhe “La la land”
moonlight, lalaland, filmat me te mire, cmimet oscar, kulture, kinematografi

Çmimet Oscar 2017, mbizotërojne filmat “Moonlight dhe “La la land”

Ceremonia e çmimeve Oscar, ngjarja më e pritur e vitit në botën e kinematografisë ka shënuar mëngjesin e kësaj të hëne edicionin e 89-të. Drejtpëdrejt nga teatri Dolby ne Hollivud yjet e kinimatografisë parakaluan në tapetin e kuq duke ofruar shumëllojshmëri stilesh, shumë shkëlqim metalik e ngjyrë të kuqe dhe ndonëse e bardha duket se do te jete gjithmonë e preferuara e artistëve. Por pa dyshim momenti kulminant i kësaj ceremonie është Çmimi Oscar me filmin më të mirë. Pikërisht ky moment këtë vit kaloi me pak konfuzitet nga aktorët legjendarë Faye Dunaway,dhe Warren Beatty, të cilët në vend të lançonin si fitues filmin “Moonlight”, lançuan “La la land”. Pavarësisht kësaj, statuja më e madhe Oscar u meritua nga filmi “Moonlight”, ndërsa “La la land” rrëmbeu gjashtë të tjerë, por jo kryesorin. Aktorja kryesore e tij Ema Stone u shpall si aktorja më e mirë, ashtu sikurse dhe regjisori i filmit “la la land” Damien Chazelle. 32 vjeçari hyri në hisotri si regjisori i parë në këtë moshë që fiton Oscar. Aktori më i mirë u shpall Casey Aflek për filmin “Manchester by the sea” ndërsa filmi më i mirë i huaj u shpall “The client” i regjisorit iranian Asghar Farhadi, i cili mungoi në këtë ceremoni.

Sicred