KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Çmimet e referencës; Problem për biznesin
dogana-tirane, drejtoresha e doganes, brunilda, cmimet, ndryshim i metodes llogaritese, ekonomi

Çmimet e referencës; Problem për biznesin

Në një forum biznesi të organizuar nga dhoma amerikane e tregëtisë me drejtorinë e përgjithshme të doganave, sipërmarrësit ngriten si shqetësim aplikimin e çmimit të referencës dhe procesin e skanimit në dogana. Nëse për çmimet e referencës administrata doganore u angazhua të ndryshojë metodën e llogaritjes, për vonesat në procesin e skanimit, drejtuesit përkatës thanë se nuk kanë raportime nga biznesi. Aplikimi i çmimeve të referencës në dogana vijon të mbetet shqetësimi kryesor i biznesit në vend. Forumi i parë i biznesit për këtë vit nisi me këtë problematikë. E pranishme në tryezën e organizuar nga dhoma amerikane e tregëtisë, Drejtoresha e Përgjithshme e doganave, Belinda Ikonomi, tha se do të ndryshojë metodën e llogaritjes së çmimit të referencës përmes një udhëzimi të ri, në mënyrë që të jenë afër realitetit. Një tjetër shqetësim i biznesit është dhe procesi i skanimit në dogana që sipas sipërmarrësve është tërësisht administrativ. Me hyrjen në fuqi të kodit të ri doganor, nga 1 Qershori të gjitha bizneset do të kenë mundësi të bëjnë deklaratat e tyre online, një proces për të cilin bizneset kërkuan më shumë informacion nga doganat.

Sicred