KRYEFAQJA » LAJME » Bota » CMG marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë e lajmeve “Rusia Sot”

CMG marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë e lajmeve “Rusia Sot”

Më 11 shtator, në praninë e presidentit të Kinës Xi Jinping dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong dhe drejtori i Agjencisë ruse të Lajmeve “Rusia Sot” Dmitry Kiselyov nënshkruan në qytetin Vladivostok të Rusisë “Marrëveshjen e Bashkëpunimit Strategjik CMG-RT”.

Sipas marrëveshjes, dy palët do të zhvillojnë bashkëpunim konkret në fushat e shkëmbimit të lajmeve, raportimeve të përbashkëta etj., në fushat kulturore, ekonomike, sportive, do të shtohet numri i lajmeve dhe do të forcohet miqësia e dy popujve.

Pas krijimit në prillin e këtij viti, Grupi Mediatik i Kinës ka zhvilluar bashkëpunim në nivele të ndryshme me shumë media qendrore dhe lokale ruse.

Sicred