KRYEFAQJA » LAJME » Bota » CMG-ja sjell koncertin e madh të Festës së Pranverës për shikuesit në mbarë botën

CMG-ja sjell koncertin e madh të Festës së Pranverës për shikuesit në mbarë botën

4 shkurti është dita e fundit e vitit 2018 sipas kalendarit hënor kinez. Nga ora 20 filloi transmetimi i drejtpërdrejtë i koncertit të madh të Festës së Pranverës të CMG-së (Grupi Mediatik i Kinës), që përbëhet nga dhjetëra shfaqje, si numra magjie, valle, këngë, kongfu, opera kineze etj. Koncerti ka një histori prej më shumë se 30 vjetësh.

 Një nga pikat më tërheqëse të koncertit të këtij viti është përdorimi i teknologjisë së lartë. Në mbrëmjen e sivjetshme përdoren teknologjitë e transmetimit me qartësi ultra të lartë  4K, VR, AR dhe Inteligjenca Artificiale, duke integruar epërsitë e artit dhe teknologjisë. Edhe rrjeti i brezit të pestë 5G është shfrytëzuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Nëpërmjet të gjitha platformave multimediale, ky koncert shfaqet në terminale të ndryshme teknike.

 Koncerti i madh për Festën e Pranverës, që ka filluar të organizohet në vitin 1983, është një element i domosdoshëm i kremtimit të kësaj feste prej shumë familjeve kineze.

Para Mbrapa
Para Mbrapa

 

Sicred