KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Civici: Zhvlerësimi i euros nga faktorë të brendshëm

Civici: Zhvlerësimi i euros nga faktorë të brendshëm

Monedha europiane Euro vijon të zbresë dhe sot nga kursi i këmbimit i bankës së Shqipërisë është në nivelin e 133.8 lekëve, duke shënuar nivelin më të ulët prej shtatorit të 2009-ës. Sipas ekspertit të ekonomisë Adrian Civici ndikimi për këtë zbritje vjen nga faktorë të brendshëm të cilët kanë bërë që të ketë sasi të madhe të monedhes euro në treg. “Disponibilitet që vjen qoftë nga investimet e huaja direkte qoftë nga të ardhurat e emigrantëve në formë remitancash qoftë edhe nga ajo që flitet shpesh si të ardhurat nga shitja e drogës apo aktiviteteve të tjera të paligjshme.Tani që po fillon edhe sezoni turistik, njëkohësisht edhe rritja e shpenzimeve që bëhen në ktë kohë fushatash shpenzimet e të ciles një pjesë e mirë bëhen edhe në euro mendoj që kjo tendencë deri në muajt shtator-tetor do vazhdoje” theksoi Adrian Civici. Për Civicin kjo uljen e euros në treg dhe forcimi i lekut ndihmon edhe ekonominë por edhe kreditimin. “Të favorshme për importet sepse ne i blejmë më lirë importet tona duke qënë një vend importues dhe me një bilanc negativ në favor të importeve natyrisht që importet bëhen më të lira dhe aq më tepër që 70% e vëllimit të tregtisë shqipëria e zhvillon me vendet e eurozones. Ndërkohë një element pozitiv në ktë rast ka të bëje me sistemin e kredive pasi të gjithë modifikimet që kanë ndodhur një pjesë e madhe e kredive në shqipëri janë në monedhën euro ndërkohë që kredimarrësit të ardhurat dhe aktivitetet kryesore i kanë në lek” shtoi më tej Civici. Ndërkohë që nga banka e shqipërisë vijon inkurajimi për bankat tregtare të mbajnë depozita në lekë dhe ato po u komunikojnë klientëve t’i konvertojnë kreditë në lekë.