KRYEFAQJA » LAJME » Civici : Një qeveri më e vogël është një hap i duhur për Shqipërinë
Civici, Një qeveri më e vogël, është një hap i duhur për Shqipërinë

Civici : Një qeveri më e vogël është një hap i duhur për Shqipërinë

Krijimi i qeverisë së re dhe ristrukturimi i ministrive nga 19 të tilla në vitin 2013 në, 13 në 2017 nga te cilat dy janë ministra shteti , do të sjellë më shumë efiçencë . Kështu mendon analisti i ekonomisë Adrian Civici i cili në një intervistë për televizionin shqiptar argumenton se pse është pozitive kjo lëvizje e kryeministrit. “Ne po shkojmë drejt një shteti më të vogël, jo vetëm në numur por edhe në kompetenca dhe në efiçencë për sa I përket funksioneve të tij për të evituar gjithë mbivendosjet e humbjen e enegjisë së qeverisë. Është bërë një hap pozitiv për ta përqëndruar qeverisjen e për të rritur transparencën.” Ndërsa sa i përket ministrive të ekonomisë dhe financave që tashmë janë bashkë, Civici shprehet se mbetet për tu parë si do të funskionojnë pjesë e buxhetit dhe thesarit. “ Ngelet për tu parë se si do të zgjidhet ky ekuiliber në një ministri të vetme.” Me shkrirjen e disa ministrive dhe agjensive do të ketë edhe reduktim të të punësuarve dhe Civici thotë se është e rëndësishme që të jenë shkurtime efektive. “ Këto shkurtime mund të jenë në funksion të efiçencës së institucioneve dhe le të shpresojmë që do të jetë kështu.”

Sicred