KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Cirku Kombëtar”, artistët përplasen me përmbaruesit
"Cirku Kombëtar", artistët përplasen me përmbaruesit

“Cirku Kombëtar”, artistët përplasen me përmbaruesit

Përmbaruesit dhe artistët e “Cirkut Kombëtar” në Tiranë, janë përplasur sërish të enjten paradite. Artistët nuk kanë lejuar zbatimin e udhërit ekzekutiv, sipas të cilit 409 metra katrore nga hapësira ku është vendosur çadra e cirkut i kalojnë me vendim gjykate një subjekti privat.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve Shqiptarë Reshat Ibrahimi, thotë se përmbaruesit kanë nisur çmontimin e arenës pa patur ekspertë dhe një raport teknik.
Nga ana tjetër përmbaruesit pretendojnë se prej 2 vitesh po bllokohen në ekzekutimin e urdhërit të Gjykatës së Tiranës, që daton në dhjetor të 2014-ës.
Ministria e Kulturës e cila ka në varësi Cirkun Kombëtar po bisedon për shtyrjen e afatit të ekzekutimit të urdhërit të gjykatës.
Cirku shqiptar është themeluar në 1959-ën dhe në 2011 ka marrë statusin “Cirk Kombetar”. Cadra e cirkut është vendosur në një hapësirë prej 1200 metrash katrore, pak metra larg sheshit “Skënderbej”. Një e treta e kësaj sipërfaqeje, ose 409 metra katrorë, është njohur nga gjykata pronë private e biznesmenit, Astrit Velia, ish deputet i PD në parlamentin shqiptar. Ndonëse prej thuajse 3 vitesh Ministria e Kulturës është në dijeni të kësaj situate, ende nuk ka një plan se ku do të vendoset Cirku i Tiranës.

Sicred