KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Cipras merr përsipër përgjegjësinë politike
Cipras merr përsipër përgjegjësinë politike

Cipras merr përsipër përgjegjësinë politike

Kryeministri grek, Aleksis Cipras mori sot përsipër përgjegjësinë politike të tragjedisë së zjarreve të regjistruara në lindje të Athinës me një bilanc të rënduar deri më tani me 87 të vdekur, gjatë një fjalimi para Këshillit të Ministrave. Ai ka thirur në një mbledhje të posacme për ngjarjen e rendë kabinetin e tij, në të cilën do të bëhët një anlizë e detajuar e situatës. Cipras kërkoi të merrte plotësisht përsipër para popullit grek përgjegjësinë politike të kësaj tragjedie. “Unë besoj se kjo është ajo që kryeministri dhe qeveria duhet të bëjnë,” shtoi Cipras. Më herët opozita greke akuzoi qeverinë për refuzimin e marrjes së përgjegjësisë, për zjarret që vranë dhjetra vetë, ku deklaroi se zjarri ishte rezultat i zjarrvënies. Por sot Cipras dhe qeveria e tij morën përsipër përgjegjësinë politike para popullit grek.

Sicred