KRYEFAQJA » LAJME » Cipras flet per emrin e Maqedonisë

Cipras flet per emrin e Maqedonisë

Shpresojmë që ndryshimi i emrit të maqedonisë të ndodhë në muajt e ardhshëm, nëse gjithcka shkon sipas planeve, u shpreh sot kryeministri grek Aleksis Cipras para deputetëve të Parlamentit Europian në Strasburg. Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, Cipras tha se qeveritë e mëparshme greke e kishin fshehur kokën si struci kur vinte fjala tek ceshtja e emrit të maqedonisë. Fakti se si ai si kryeministri maqedonas Zoran Zaev janë akuzuar për tradhëti në vendet e tyre, për Cipras nënkupton se dy liderët kanë bërë një punë të mirë. Gjatë fjalimit të tij në parlamentin Europian, kryeministri grek gjithashtu paralajmëroi për ngritjen e ekstremit të djahtë brenda bllokut. -Dështimi i Bashkimit Europian për t’i dhënë zgjidhje demokratike dhe funksionale sfidave aktuale do të cojë në mënyrë të pashmangshme në triumfin e shovinizmin dhe rritjen e konflikteve nacionaliste, – theskoi ai. Përvec kritikave që i adresoi Bashkimit Europian në lidhje me adresimit kjo organizatw që i bëri krizës ekonomike greke, kryeministri Cipras gjithashtu theksoi se edhe kriza e refugjatëve konfirmoi paaftësinë e Europës për të pwrmbushur rolin pwr tw cilin u krijua, në një kohë kur një pjesë e madhe e shteteve anëtare nuk përqafojnë parimet themelore të bllokut, dhe kur izolimi dominon ndaj bashkëpunimit. Sfida tani, u shpreh cipras, nuk është vetëm rritja e popullaritetit të esktremit të dajhtë në kutitë e votimit, por gjithashtu edhe depwrtimi i axhendës së tij ksenofobike dhe shoviniste nw spektrin politik demokratik. – Është dominanca e diskursit racist dhe ksenofobik në forcat politike tradicionalisht konservatore që kërcënojnë europën me shpërbërjen e saj, paralajmëroi kryeminsitri grek Aleksis Cipras gjatë fjalës së mbajtur para deputetëve të parlamentit europian.

Sicred