KRYEFAQJA » LAJME » Cipras bisedë telefonike me Merkel për çështjen e emrit

Cipras bisedë telefonike me Merkel për çështjen e emrit

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras pati një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Një ndër temat e bisedës ishte edhe çështje e emrit, kumtojnë nga kabineti i Ciprasit në Athinë. “Dy liderët biseduan për rrjedhën e bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë”, është bërë e ditur në një njoftim të shkurtër të kabinetit të kryeministrit grek. Sipas burimeve që iu referohet televizioni grek Skaj, bëhet e ditur se “Cipras ia ka kërkuar Merkelit nevojën për zgjidhje përfundimtare të kontestit, me ndryshim të emrit kushtetues të vendit fqinj”. Sipas burimeve të njejta, kryeministri grek dhe kancelarja gjermane u dakordua të takohen të premten në Bruksel në takimin joformal të liderëve të BE-së.

Sicred