KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Cikloni në Australi, evakuohen 25 mijë persona
Cikloni në Australi, mot i keq, bota

Cikloni në Australi, evakuohen 25 mijë persona

Një ciklon i kategorisë së katërt, më i madhi që godet Australinë prej vitesh është përplasur në brigjet veri-lindore të saj me erëra që mbërrijnë shpejtësinë maksimale të 263 kilometrave për orë. Stuhia e fuqishme ka detyruar evakuimin e 25.000 personave, ka lënë që tani me mijëra banesa pa energji elektrike e ka shkaktuar dëme të mëdha në ishujt popullorë Uitsandej. Cikloni me shkatërrimtar për Kuinslendin, që prej vitit 2011, pritet të qëndrojë në këtë zonë për orë të tëra. Stuhia ka sjellë me vete shira të rrëmbyer, që të kombinuar me një dallgë të rrezikshme batice, mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha. Moti i keq i ka kushtuar deri tani jetën një 31-vjeçareje, e cila vdiq në një aksident rrugor.

Sicred