KRYEFAQJA » LAJME » “Çiklobolli”, zgjidhja e një dileme sportive

“Çiklobolli”, zgjidhja e një dileme sportive

Jeni të dyzuar të zgjidhni midis dy sporteve që preferoni më tepër? Tanimë nuk keni pse ta keni këtë dilemë, nëse këto dy sporte janë çiklizmi dhe futbolli. Sepse zgjidhja e dilemës suaj është “çiklobolli”. Loja që ndërthur në mënyrë të përkryer këto disiplina sportive në dukje pa lidhje me njëra-tjetrën, ofron me të vërtetë çaste spektakolare. E luajtur me dy skuadra nga dy lojtarë secila, një portier dhe një sulmues, me një top 550-gramësh të mbushur me flokë kali, në një fushë me përmasa 14 me 11 metra, me dy porta me përmasa 2 me 2 metra, me nga dy pjesë loje nga 7 minuta secila, “çiklobolli” është me të vërtetë një lojë sfiduese. Natyrisht, në të ka faulla, ka debate me gjyqtarin, ka edhe goditje të lira dhe, madje, edhe penallti. Por, mbi të gjitha, në të ka spektakël, që tërheq jo pak tifozë. Kështu që, nëse dëshironi t’i shijoni të dyja, si çiklizmin, ashtu edhe futbollin, luani “çikloboll”.

Sicred