KRYEFAQJA » LAJME » Çiklizëm, rrethi i 75-të i shqipërisë shpalos itinerarin

Çiklizëm, rrethi i 75-të i shqipërisë shpalos itinerarin

Për të dytin vit radhazi, Rrethi i 74-t Çiklistik i Shqipërisë do të jetë pjesë e kalendarit ndërkombëtar të dyrrotakëve. Si i tillë, ai pritet të ketë një sërë risish, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë organizativ. Sa i përket këtij të fundit, çiklistët dhe sportdashësit kanë mundësi që të kenë përpara tyre itinerarin konkret të kësaj gare, që në bazë të rregullave të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit, UCI, ka 5 etapa. Etapa e parë do të jetë ajo Tiranë-Korçë, e cila do të jetë e gjatë 166.6 kilometra dhe do të niset nga kryeqyteti, për të vijuar në Elbasan, në Pogradec dhe për të përfunduar në qytetin juglindor. Etapa e dytë është ajo Korçë-Elbasan, 199 km, e cila është edhe etapa më e gjatë dhe një ndër më sfidueset e këtij Rrethi. Etapa e 3-të, ajo Elbasan-Vlorë është 169.5 km e gjatë dhe e zhvendos garën e 3-të më të vjetër çiklistike në Evropë në jug të vendit dhe pranë bregdetit. Nga Vlora, çiklistët do t’i drejtohen Sarandës, për etapën e 4-t, që është më shkurtëra, me 160.3 km, por edhe më e bukura, sepse do të zhvillohet përgjatë Rivierës shqiptare. Në etapën e fundit, atë Sarandë-Fier, çiklistët do të përshkojnë 164 km për të kurorëzuar fituesin e kësaj veprimtarie 860 kilometërshe të gjatë, që do ta konfirmojë Shqipërinë në hartën e çiklizmit botëror. Rrethi i 74-t Çiklistik i Shqipërisë zhvillohet nga data 19, deri më 23 maj 2018 dhe do të pasqyrohet çdo ditë me kronika në edcionet e lajmeve, por edhe me një përmbledhje të përditshme në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që është edhe partneri mediatik zyrtar i kësaj veprimtarie.

(Visited 37 times, 33 visits today)