KRYEFAQJA » LAJME » Çiklizëm, Anxhaku : Me Zhupën dhe Halilajn shpresojmë në botërorin e Norvegjisë

Çiklizëm, Anxhaku : Me Zhupën dhe Halilajn shpresojmë në botërorin e Norvegjisë

Pas pjesëmarrjes së suksesshme në Kampionatin Evropian, çiklizmi shqiptar do të marrë pjesë në Botërorin që do të mbahet në Norvegji. Në garën e kronometrit, Shqipëria do të përfaqësohet me Eugert Zhupën dhe Besmir Halilajn, ndërsa në atë të rrugës do të garojë vetëm Zhupa.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku, ka synime ambicioze për dy sportistët kuqezi. “Mendoj se këta janë dy sportistët shqiptarë më në zë dhe ata do të arrinë rezultate shumë të afërta me vendin e parë. Ju e dini se se në çiklizëm vendet ndahen me të qindat e sekondës” tha ai. Në aktivitet marrin pjesë çiklistë nga e gjithë bota dhe zoti Anxhaku gjen rastin të vlerësojë Edhe Eugert Zhupën me shpresën se ai do të hyjë mes 20 çiklistëve më të mirë.
Për zotin Anxhaku, pjesëmarrja mund të kishte qenë me një numër më të madh çiklistësh nëse mbështetja financiare do të ishte më e madhe. Duke vlerësuar pozitivisht pjesmarrjen në Kampionatin Europian, ai tha se Shqipëria ka mbi 10 çiklistë që mund të merrnin pjesë në kampionatin botëror, por mundësitë financiare kaq e lejojnë. “Shpresojmë që të rriten fondet nga MASH” thotë zoti Anxhaku.
Sipas kreut të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, mungesat e bazës materiale kushtëzojnë garimin. Zoti Anxhaku thotë se biçikleta për një ditë garimi kushton mbi 12 mijë euro. “Çiklizmi ka shumë shpenzime” kujton ai.

Sicred