KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump emëron drejtorin e ri të FBI-së

Trump emëron drejtorin e ri të FBI-së

Me 92 vota po dhe 5 kundër, Senati amerikan ka konfirmuar emërimin e Kristofer Urei në krye të Byrose Federale të Hetimit. Presidenti Tramp emëroi Urei si drejtor të FBI-së tre muaj pasi pushoi nga kjo detyrë Xhejms Kornin. 5 votat kundër Urei në senat erdhën nga rradhët e demokratëve, ku vlen për tu theksuar fakti se që mga viti 1973, asnjë person që ka qenë emëruar më parë këtë detyrë, nuk ka marrë më shumë sesa një votë kundër. Më parë, komiteti për gjyqësorin në senat kishte votuar unanimisht për konfirmimin e emërimit të Urei. Gjatë dëshmisë dhënë para këtij komiteti, Urej u zotua se nën drejtimin e tij, FBI do të përpiqej të mbante pavarësinë e saj dhe do t’i mbronte hetuesit federalë nga ndikimi i politikës. Kristoer Urei, një ish ndihmës prokuror i përgjithshëm gjatë presidencës së Xhorxh W Bush, para caktimit në krye të FBI-së ka punuar në firmën ligjore King end Spelding. Urei ka qenë përfaqësuesi ligjor i guvernatorit të Nju Xhersit, Kris Kristi, në skandalin e bllokimit të urës Xhorxh Uashington që lidh Nju xhersin me Nju Jorkun.

Sicred