KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çfarë u diskutua në samitin e dy Koreve

Çfarë u diskutua në samitin e dy Koreve

Lideri i koresë se veriut Kim Jong Un dhe ai i koresë së Jugut Moon Xhae-in ranë sot dakord për ta pastruar gadishullin nga armët bërthamore. Njoftimi u bë nga dy zyrtarët e profilit të lartë pas bisedimeve që ata zhvilluan në territorin koreanojugor të zonës së demilitarizuar. Dy liderët, përmes një deklarate të përbashkët, ranë dakord të vijojnë përpjekjet për ta kthyer këtë vit armëpushimin që i dha fund luftës koreano të vitit 1953 në një traktat paqeje. Pas bisedimeve, zoti Kim u shpreh se bashkë me zotin Muun kishin rënë dakord të koordinoheshin për të siguruar se nuk do të kishte më një përsëritje të historisë së pafat në rajon. – Mund të ketë vështirësi, tha ai, por duke shtuar se fitorja nuk mund të arrihet pa dhimbje. Të dy personalitet nënshkruan dhe një deklaratë të përbashkët. Të tjera pika për të cilat dy liderët ranë dakord në një deklaratë të përbashkët janë:

-Dhënia fund e aktiviteteve armiqësore mes dy kombeve

-Ndryshimin e zonës se demilitarizuar që ndan vendin në një zonë paqeje, duke ndaluar transmetimet propaganduese

-Reduktimin e armëve në rajon

-Intensifikimin e përpjekjeve për bisedime ku përfshihen SHBA-të dhe Kina

-Organizimin e një ribashkimi të familjeve që janë ndarë nga lufta

-Lidhja dhe modernizimi i hekurudhave dhe rrugëve në kufi

-Pjesëmarrja e përbashkët në aktivitete sportive, përfshi edhe Lojerat Aziatike të këtij viti.

Deklarata e përbashkët e quajtur Deklarata e Panmunxhomit për Paqe, Begati dhe Bashkim të Gadishullit Korean u zbulua pas një dite të tërë takimesh dhe një bisede 30 minutëshe private mes Kim Jong Un dhe Moon Xhae-in. Sipas deklaratës, dy liderët deklarojnë para 80 milionë koreanëve dhe gjithë botës se nuk do të ketë luftë në gadishullin korean dhe që ka filluar një epokë e re paqeje.

Sicred