KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çfarë pritet këtë javë në Katalonjë!
Çfarë pritet, këtë javë, në Katalonjë

Çfarë pritet këtë javë në Katalonjë!

Parlamenti katalanas do të mblidhet së afërmi për të rënë dakord për përgjigjen që do t’i japë vendimit të paprecedent të Spanjës për të vënë katalonjën nën kontrollin e drejktpërdrejtë të Madridit. Ndërkohë, presidenti katalanas, Karlos Puixhdemon, po planifikon të vijojë me shpalljen e njëanshme të pavarësisë. Puixhdemon tha të shtunën se lëvizja e Madridit ishte sulmi më I keq I ndërmarrë ndaj institucioneve të Katalonjës, që nga koha e diktaturës së Gjeneral Frankos. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë spanjolle se I kishte mbyllur derën thirrjve të tij për dialog për të zgjirdhur krizën më të rëndë politike që po kalon vendi që nga vendosja e demokracisë rreth 40 vite më parë. Disa orë më vonë, qeveria lokale e Katalonjës u shpreh se do të luftonte me mish e me thonj për të mbrojtur institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike në krahinë dhe mandatin që ka fituar përmes referendumit të mbajtur për pavarësinë në datën 1 tetor. Zëdhënësi i qeverisë katalanase u shpreh për mediat lokale se kjo javë do të ishte java e marrjes së vendimeve të mëdha dhe se mosveprimi nuk ishte në planet e qeverisë. Qeveria katalanase gjithashtu kundërshton planin e Madridit për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në krahinë, si një mënyrë për të dalë nga stanjacioni. Presidenti katalanas nënshkroi deklaratën e pavarësisë në 10 tetor, por propozoi që efektet e saj të pezulloheshin për një periudhë dymujore në mënyrë që t’i hapej rrugë dialogut. Megjithëse Puixhdemon ka rezistuar presionin të brendshëm politik për të shpallur zyrtarisht pavarasinë katalanase, ai gjithsesi nuk ka mohuar se mund të ndërmarrë një lëvizje të tillë, e cila do të përshkallëzonte më tej tensionet. Edhe nëse Puixhdemon tërhiqet nga shpallja e pavarësisë, shumë katalanas, mund të vendosin të mos u binden urdhërave nga Madridi dhe dhjetra mijëra persona mund të dalin në rrugë për të mborjtur institucionet e qeverisë së tyre rajonale.

Sicred