KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Çfarë ka ndodhur me objektivat e integrimit rajonal?

Çfarë ka ndodhur me objektivat e integrimit rajonal?

Një vit e një muaj më parë në Trieste të Italisë, gjashtë vende konfirmuan perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe theksuan nevojën për perpjekje për reforma të reja në rajon. Këtë vit, në takimin e Durrësit, kryeministrat e Ballkanit po bëjnë analizën e asaj që është arritur dhe problemeve që kanë shoqëruar integrimin rajonal.

Që nga viti 2015 fondi total i konektivitetit  arrin në 1.4 miliard euro dhe përfshin gjithsej 20 projekte investimi në total.

Burimet zyrtare konfirmojnë se vëmendje gjatë këtyre viteve i është kushtuar tregtisë, investimeve në infrastrukturë, që lidhen kryesisht me rrjetin e rrugëve dhe energjinë, në mënyrë që njerëzit të tregtojnë më mirë mes tyre.

Gjatë dhjetë vitëve të fundit marrëdhëniet tregtare mes vendeve të CEFTA kanë qënë të qëndrueshme dhe në rritje, por gjatë dy viteve të fundit të dhënat tregtare tregojnë stanjacion, ndërkohë që secili vend ka rritur tregtinë me partnerë të tjerë si psh me vendet e BE.

Në Shqipëri është kuptuar se konsumi i brendshëm i popullsisë dhe investimet e brendshme janë shumë të rëndësishme për nxitjen e ekonomisë dhe, kjo lloj ndërhyrjeje ka sjellë rritjen e ekonomisë, deri 4 %, rritje e cila është e qëndrueshme.

FMN dhe Banka Botërore gjithashtu japin parashikime shumë optimiste për zhvillimet ekonomike dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë deri në 2020, por axhenda e zhvillimit ka ende nevojë për shumë mbështetje. Po cilat janë mangesitë që ofron Zona Ekonomike Rajonale?

Mangesitë lidhen kryesisht me llojin e tregtisë dhe me faktorët që ndikojnë në të. Shqipëria sot tregton produkte me vlerë të shtuar të ulët dhe rritja e produktivitetit është pjesë e mangësive. Shërbimet dhe kontributi i tyre në PPB-në e secilit vend, është shumë më i lartë se se kontributi i shërbimeve në tregti. Kjo ka të bëjë me ekzistencën e barrierave në tregtinë e shërbimeve dhe pengesave në komunikimin mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Synohet një platformë ku investimet e huaja të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik. Këtij qëllimi i shërben edhe hartimi i ligjit të ri të investimeve të huaja, me mbështetjen e IFC dhe Bankës Botërore, që aktualisht po diskutohet me grupet e interesit.

Sicred