KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Çfarë i pengon investitorët italianë në Shqipëri?-Flet Sergio Fontana, president i “Confindustria Albania”

Çfarë i pengon investitorët italianë në Shqipëri?-Flet Sergio Fontana, president i “Confindustria Albania”

Italia është partneri më i madh tregëtar i Shqipërisë, ndërkohë që bizneset italiane përfaqësojnë më shumë se gjysmën e vendeve të punës të hapura në Shqipëri nga bizneset e huaja.
Sergio Fontana, president i “Confindustria Albania” thotë në një intervistë për RTSH se bizneset italiane e shohin me interes Shqipërinë, por ai adreson disa probleme të cilat investitoret aktuale i shohin si pengesë. “Nje nga problemet është pikërisht legjislacioni, si dhe informaliteti. Kemi nevojë të kemi më pak korrupsion dhe më shumë rregulla” thotë zoti Fontana. “Unë them përherë, në cilësinë e presidentit të konfindustrias italiane, që një treg pa rregulla është një xhungël. Nuk është diçka pozitive! Ne kemi nevoje për rregulla të qarta pasi ka disa ligje të cilat lidhen me pronat që frenojë disi aktivitetin tonë” thotë ai. “Edhe drejtësia është një proces i rëndësishëm. Sikurse është dhe procesi i afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian” shënon presidenti i “confindustria Albania”.
Sipas zotit Fontana, edhe ndryshimet e shpeshta të taksave krijojnë pasiguri tek investitorët. “Gjërat nuk mund ti ndryshosh në vazhdimësi. Është si të ndryshosh rregullat në mes të lojës. Kjo nuk shkon, duhen rregulla të qarta para se të nisësh lojën dhe mbi të gjitha të dish se këto rregulla do të respektohen do të mbeten të qarta” thotë zoti Fontana.
Me të njëjtin argument zoti Fontana i jep përgjigje edhe debatit të rikthyer nga biznesi shqiptar për të rikthyer taksimin e sheshtë në Shqipëri. “ Për mënyren e taksimit, ajo që unë i kërkoj qeverisë shqiptare është të krahasohet me vendet e rajonit, jo vetëm me nevojat e Shqipërisë. Nëse vihesh në anën e një investitori italian psh, ju duhet të zgjidhni ku të bëni një investim. Ku do ta bënit ju ? Unë do ta bëja në një vend ku jam i sigurt që taksat janë të qarta dhe rregullat nuk do të ndryshojnë dhe aty ku taksat janë më të konkurrueshme. Duhet menduar në afatgjatë jo afatshkurtër” tha për RTSh Sergio Fontana, president i “Confindustria Albania”.

Sicred