KRYEFAQJA » LAJME » “Çështjen Tahiri”, Ruçi shtyn mbledhjen e komisionit për të shtunën
Ruçi : Në sesionin e ri parlamentar do të vuloset çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

“Çështjen Tahiri”, Ruçi shtyn mbledhjen e komisionit për të shtunën

Komisioni i Rregullores Imunitetit dhe Mandateve ka shtyrë për të shtunën marrjen e një vendimi lidhur me kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për ndalim të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge. Vendimi është marrë nga kreu i parlamentit Gramoz Ruci, pas polemikave mes palëve. Avokati i zotit Tahiri kërkoi tre ditë kohë për të pëgatitur mbrojtjen, por opozita ishte kundër. Deputeti Alibeaj tha se kjo ishte taktike për të fituar kohë. Nga ana e tij ish ministri Tahiri dukej më i qetë pas kësaj seance. Ai u prit me shumë entuziazëm nga përkrahësit e tij jashtë selisë së kryesisë. “Ju e patë që ishte një estradë, por unë do të pres derisa të zbardhet kjo hisori” tha ai për gazetarët ndërsa mbështetësit brohorisnin emrin e tij.

Sicred