KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Xhafaj” zyrtarët e PD në prokurori
"Çështja Xhafaj" zyrtarët e PD në prokurori

“Çështja Xhafaj” zyrtarët e PD në prokurori

Tre prej protagonistëve kryesore të publikimit të audio përgjimit të vëllait të ministrit të brendshëm Xhafaj, deputetët e PD Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe këshilltari ligjor i PD Gazmend Bardhi, ish ministër drejtësie në qeverinë teknike të kryeministrit Rama, janë thirrur të hënën të dëshmojnë për këtë çështje në prokurori.
Për të dëshmuar është thirrur edhe gazetari i “Boldnews” Jetmir Olldashi, i cili ka marrë përsipër realizimin e përgjimit. Sipas këtij përgjimi vëllai i ministrit Xhafaj  është përfshirë në afera të trafikut të drogës.
Ngjarja ka trazuar politikën shqiptare. Opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 26 maj për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, e cila për opozitën ka kriminalizuar jetën e vendit. Nga ana e saj qeveria këmbëngul se audio-përgjimi është fals dhe synon të shantazhojë ministrin e brendshëm. Ndërkaq vëllai i ministrit Xhafaj është vetëdorëzuar në organet e policisë italiane për të vuajtur një dënim prej 7 vjet e 2 muajsh si i përfshirë në një aferë droge në vitin 2002.

Sicred