KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Xhafaj”, opozita zbulon “dëshmitarin x”
Lideri i opozitës Basha, mbi dëshminë e Albert Veliut

“Çështja Xhafaj”, opozita zbulon “dëshmitarin x”

Dëshmia e Albert Veliut dhënë me zë dhe figurë, ishte asi nën mëngë i demokratëve për të vërtetuar autenticitetin e përgjimit me zë , të publikuar pak ditë më parë. Sipas saj video fakton se Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm vijon ende trafiqet ilegale . Demokratët publikuan dëshminë e Veliut, i cili është pikërisht “dëshmitari x”, që në regjistrimin e parë,  i kërkon Agron Xhafajt, ta ndihmonte për një rrugë trasportimi të lëndës narkotike .

Veliu pranon se është ai , që ka biseduar me Agron Xhafajn. Sipas Veliut, Agron Xhafaj është drejtuesi i grupit të trafikut të drogës dhe se ai bashkëpunon me drejtuesit e policisë së Vlorës. Rrugët ishin të gjitha të hapura, thekson Veliu, për shkak të bashkëpunimit me policinë, ndërkohë që sasia e lëndës narkotike i ishte siguruar nga Ermali me ndërmjetesimin e Agron Xhafajt.

Albert Veliu thekson se, që nga dita që Partia Demokratike ka publikuar regjistrimin me zë, ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga drejtuesit e policisë së Vlorës, për të mbyllur gojën , pasi sikundër thekson Veliu, ata janë vënë në dijeni nga vetë Agroni që është pikërisht ai “dëshmitari x”. Ai thekson se i kanë ushtruar presion në familje, e veçanërisht të birit, nga drejtues të policisë së Vlorës si edhe nga vetë Shefi i Krimeve të këtij komisariati.

Kreu demokrat Lulzim Basha , parajlamëroi përballje të fortë nëse do të vazhdojnë presionet qeveritare dhe ato të prokurorisë dhe policisë të kapur nga shteti, ndaj këtij dëshmitari kyç për ngjarjen. Basha, i cili kishte parlajmëruar publikimin e fakteve të reja këtë të Enjte nëse Ministri Xhafaj nuk do të jepte dorëqjen, kërkoi sërish largimin e Xhafajt për ti hapur rrugë një hetimi të pavarur mbi çështjen.

 

Sicred