KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Xhafaj” opozita padit kryeministrin se po pengon zbulimin e të vërtetës

“Çështja Xhafaj” opozita padit kryeministrin se po pengon zbulimin e të vërtetës

Opozita shqiptare i është rikthyer çështjes se audio-përgjimit për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, kallëzuan sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kryeministrin Edi Rama për sipas tyre “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas Edmond Spahos të PD dhe Petrit Vasili të LSI, shefi i qeverisë duhet ta kishte vënë në dispozicion të Prokurorisë përgjigjen e analizës shkencore, që kishte dërguar privatisht për të verifikuar vërtetësinë e audio-përgjimit, duke kryer elemente të vepres penale. Ata akuzuan Kryeministrin se ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë, për të mos zbardhur të vërtetën.

Sicred