KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Xhafaj”, Basha akuzon Ramën dhe Xhafën se i kanë ofruar 200 mijë euro “Dëshmitarit X”
Basha: Të ngrihemi kundër Ramës bllokues i aspiratës integruese të vendit

“Çështja Xhafaj”, Basha akuzon Ramën dhe Xhafën se i kanë ofruar 200 mijë euro “Dëshmitarit X”

Kryetari i PD Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, se i kanë ofruar 200 mijë euro Albert Veliut për të përgënjështruar audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj Agron Xhafaj, ku ai akuzohej për trafik droge. Zoti Basha doli me një deklaratë në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës “për të denoncuar” sikurse u shpreh ai “thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar dhe për ti bërë presion “Dëshmitarit x”, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij”.
“Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të “Dëshmitarit x”, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike” tha zoti Basha ndërsa nuk bëri të ditur emrat e atyre që janë përfshirë në këtë aferë.
“Plani për blerjen, kërcenimet ndaj dëshmitarit, intimidimi dhe sulmet ndaj gazetarit Jetmir Olldashi nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirjen e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës në këtë veprimtari kriminale për të mbuluar narkoaferën e Agron Xhafajt” tha zoti Basha.
Kreu i opozitës i konsideroi këto zhvillime si kriminale, ndërsa ju bëri thirrje kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj “të ndalin presionin mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe gazetarit Olldashi!”. Zoti Basha gjeti rastin të bëjë thirrje “të gjithëve të bashkohemi në protestën kombëtare të 26 majit për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin”.

Sicred