KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Xhafa” tensionon parlamentin
"Çështja Xhafa" tensionon parlamentin

“Çështja Xhafa” tensionon parlamentin

Në parlamentin shqiptar të enjten pati sërish momente tensioni. Epiqendra e tij ishte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili është vënë në shënjestër nga opozita. Ajo e akuzon se po mbron nga ekstradimi vëllain e tij i cili është dënuar nga Gjykata e Lartë në Itali me 7 vjet burg për trafik droge.
Kreu i opozitës nga podiumi i parlamentit tha se vërteta tronditëse do të shpaloset sot me fakte nga selia e Partisë Demokratike. “Sipas ligjit, detyrë kryesore e Ministrisë së Brendshme dhe policisë është pikërisht identifikimi i personave të dënuar me vendim të gjyqësor të formës së prerë, pra është detyrë e tij dhe e vartësve të tij në Policinë e Shtetit ta identifikonin dhe verifikonin dënimin e tij në Itali dhe të merrnin masat që Agron Xhafaj të arrestohej e të ekstradohej për të vuajtur dënimin e prej 7 vite e 2 muaj burgim. Ku është forca e ligjit? Pse nuk ka efekt operacioni mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm?” tha zoti Basha.
Ai shkoi edhe më tej kur deklaroi se “Fatmir Xhafa është koka, peshku i madh ku i vëllai trafikon drogë dhe ai është kriminel. Të dy bashjkë janë koka mafioze. Agron Xhafen e thërrasin pashai i vlorës”.
Ndërhyrja e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi për t’i hequr fjalën zoti Basha ka provokuar ndërhyrjen e deputetëve të opozitës dhe më pas seanca u ndërpre.

Sicred