KRYEFAQJA » LAJME » Çështja Vllahutin, KE: “Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme”
Vllahutin : "Populli shqiptar e meriton Europën"

Çështja Vllahutin, KE: “Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme”

Komisioni Evropian ka reaguar i pyetur nga media investigative BIRN për kërcënimet e bëra në adresë të ambasadorës së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. “Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme” thuhet në qëndrimin pas interesimit të gazetarëve.
“Kërcënimet synojnë të frikësojnë ambasadoren që të bëjë punën e saj, e cila vitin e fundit është fokusuar tek Reforma në Drejtësi në Shqipëri”, citohet qëndrimi i institucionit qendror europian.
“Bashkimi Evropian shpreson se opinioni publik shqiptar do të jetë në anën e ambasadores në këtë betejë, dhe të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe përpjekjet për të frikësuar diplomaten e lartë” vlerëson KE.
Reagime kane ardhur publikisht edhe nga avokati i popullit në Shqipëri Igli Totozani, drejtoresha për Ballkanin perendimor Ruiz Calavera dhe shefi i stafit të komisionerit Hahn.

Sicred